Home Aktualitet 14 ”të ...

14 ”të fortët” që shpëtuan nga prangat, zbardhen krimet që prej vitit 2011

421
0

Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj kanë marrë statusin e të penduarit të drejtësisë, duke zbuluar emra që kanë shkundur nga pluhuri i historisë ngjarje kriminale që datojnë nga viti 2011.

8 grupe kriminale janë goditur nga SPAK-u, ku nga 32 urdhër arreste, 18 janë ekzekutuar, 9 prej të cilëve ishin në burg, teksa 14 të tjerë janë në kërkim. Pra janë 14 ”të fortë”, të cilët nuk janë vënë në prangat e policisë, ç’ka shton dyshimet se edhe në këtë rast mund të ketë pasur dekonspirim të aksionit të policisë. Por cilët janë ata? Emrat më të bujshëm janë:

Talo Çela, i shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar. Ervis Martinaj, është konsideruar si një nga njerëzit më të rrezikshëm në Tiranë. Suel Çela nga Elbasan, rezulton i dënuar në Itali për trafikim narkotikësh, por edhe pse rezulton i dënuar, ai ka arritur t’i shpëtojë burgut. Florenc Çapja i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga shteti shqiptar, ndodhet në Dubai, vend te të cilën Shqipëria nuk ka një marrëveshje ekstradimi. Kamer Mehja, njihet si një ndër emrat më të njohur të botës së krimit.

Sipas ”TCH”, SPAK thotë jo zyrtarisht se ka faktuar se i shumë kërkuari Talo Çela ka eleminuar Fatmira Dedën, një vit pasi viktima kërkonte drejtësi për djalin e saj Elvis Deda që ja vranë dhe nuk po gjente dot autorët. Për të thuhet se e vrau shtetasi Henrik Hoxhaj dhe Festim Qoli, mbasi ky i fundit kishte konflikte prone.

Një tjetër krim i porositur nga Suel Çela është tentativa për të vrarë administratorin e shkollës private Lulzim Masha, për të cilin ”TCH”, shkruan se i arrestuari Skerdi Tase dyshohej si vrasës me pagesë në këtë rast. Tasi nuk ka qenë vetëm në këtë ngjarje, por i shoqëruar nga Hoxhaj.

Partia qeverisëse përgëzoi autoritetet. Kryeministri Edi Rama e cilëson si shembullin më kuptimplotë të fuqizimit të organeve ligjzbatuese dhe vendosmërisë së madhe për ta goditur krimin e organizuar me të gjithë forcën e ligjit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit