Home Rajoni 14 viktima ng...

14 viktima nga zjarri në spital, kryeministri Zaev: Dorëheqjet nuk i kthejnë jetët e humbura

64
0

14 pacientë humbën jetën në spitalin modular të Tetovës. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev thotë se do të largohej nga politika vetëm nëse do të mund t’i kthente jetët e humbura. Për të largimi i ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe do të vështirësonte menaxhimin me pandeminë.

”I kuptoj shqetësimet, por nuk mund të shkarkoni ministër, qeveri ose parlament për këtë arsye. Duhet si fillim të dihen arsyet. E dyta duhet ta dimë cili është hapi i dytë. Do ta mësoni dikë 6 muaj të hy dhe ta menaxhon koronën, me spitalin në Tetovë dhe çdo gjë tjetër? Duhet t’i keni të gjitha informacionet për t’i dhënë përgjigjet e duhura dhe të dilni para qytetarëve me qëndrim. Nëse mund t’i kthenim jetët e 14 personave do të largoheshim edhe nga politika, por një gjë e tillë nuk bëhet”.

Po ashtu Zaev akoma i pavendosur nëse do të pranojë ose jo të 4 dorëheqjet morale si pasojë e tragjedisë. ”Unë mund të mos i pranoj ose edhe t’i pranoj dorëheqjet. A duhet të ketë përgjegjësi tjetër, këtë do ta thonë hetimet. Mua më duhet detaje çfarë me pandeminë? A na duhet kohë plotësuese dhe sa do të na kushtojë në jetën e njerëzve”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit