Home Sporti 2024 nis mbar...

2024 nis mbarë, Liverpool mposht Newcastle

58
0

Viti 2024 në Premier League ka nisur mbarë. Sfida e parë e luajtur në Liverpool kundër Newcastle, rezultoi emocionuese pavarësisht se në pjesën e parë nuk pati gola, por në fund përfundoi me shifrat 4-2.

Edhe në fraksionin e parë të lojës pati shumë episode. Fillimisht në minutën e 18 një gol i anuluar me VAR për Diazin, ndërsa pa kaluar shumë Mohamed Salah humbi penalltinë. Edhe Newcastle nuk festoi dot, pasi rrjeta e Burn u anulua gjithashtu me VAR për pozicion jashtë loje.

Në pjesën e dytë Salah më në fund i zhbllokoi shifrat, ndërsa brenda 5 minutave Isak riktheu baraspeshën. Kjo nuk e zbehu Liverpool-in, por madje e motivoi më shumë duke e shtyrë të realizonte dy herë të tjera me Jones dhe Gapko. Miqtë megjithatë nuk kishin udhëtuar për të ngritur flamurin e bardhë dhe në minutën e 81 i dërguan shifrat në 3-2 me Botman.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit