Home Euro 2020 34 ndeshje pa...

34 ndeshje pa humbje, Italia është vetëm dy sfida larg rekordit të madh

10
0

Me triumfin në Evropian, Italia shkoi në 34 ndeshje radhazi pa humbje. Një ecuri fantastike, por ende jo rekord. Kombëtares axurre do t’i duhen edhe dy ndeshje të mos humbin në mënyrë që të thyejë rekordin.

Aktualisht, është Brazili me Spanjën që e mbajnë rekordin me 35 ndeshje rresht pa humbje. Mançini pohoi se e rëndësishme ishte fitimi i Evropianit dhe jo rekordet. Në shtator trajneri aktual mund të hyjë në historinë botërore të futbollit.

Italia ndodhet në grupin C në kualifikueset e Botërorit dhe më 2 shtator do të ndeshet në shtëpi ndaj Bullgarisë, ndërsa tri ditë me vonë në transfertë ndaj Zvicrës. Nëse Italia nuk mposhtet në këto dy ndeshje, Roberto Mancini me skuadrën e tij do të thyejnë rekordin botëror. Italia aktualisht është e para në grup me 3 fitore, madje pa pësuar gol.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit