Home Aktualitet ”500 mi...

”500 mijë shtëpi për të prekurit nga tërmeti”, Erdogan zotohet para popullit

88
0

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, ka dhënë një zotim të fortë përpara popullit të tij, duke treguar se situata pas katastrofës natyrore mbetet shqetësimi më i madh i qeverisë së tij. Ai tha se do të ndërtojnë 500 mijë banesa.

“Ndërsa lëmë pas javën e katërt që nga tërmetet, i shohim më qartë përmasat e fatkeqësisë që përjetuam dhe ndjejmë dhimbjen e humbjeve tona më thellë”, tha Erdogan pas një takimi të kabinetit në Ankara.

11 provinca të Turqisë u goditën nga tërmetet javën e parë të shkurtit. Prej tyre u prekën më shumë se 13.5 milionë njerëz në Turqi e mjaft të tjerë në veriperëndim të Sirisë.

Erdogan tregoi se cili është objektivi I tij në lidhje me ata që kanë mbetur pa një kulm mbi krye dhe e shohin të ardhmen e vet sot, më të zymtë se kurrë. Autoritetet turke kanë menduar edhe për nevojat më të ngutshme dhe është parashikuar që 100,000 kontejnerë të vendosen ndërkohë brenda dy muajsh në rajon.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit