Home Sporti 6 muaj kohë, ...

6 muaj kohë, Kiron Dajer: Personi që do të më japë mëlçinë, kujtimi i tij do të vijojë

57
0

Ka kohë 6 muaj. Ish-mesfushori i kombëtares angleze, Kiron Dajer është përballë betejës më të madhe, atë me jetën. 43-vjeçarit i duhet që të bëjë një transplant mëlçie, por kjo gjë do t’i kushtojë jetën personit që e jep.

Dajer i cili tani është në listën e pritjes për një donator të mëlçisë brenda gjashtë muajve, ka thënë për “The Mail”, se kushdo që do të dalë vullnetar për ta bërë këtë gjë, kujtimi i tij do të vazhdojë dhe se do ta bënte krenar.

“Nëse unë nuk e bëj këtë transplant, atëherë nuk do të ketë asgjë që mund të bëjnë për mua. Ka raste kur disa persona kanë nevojë urgjente për këtë transplant, të cilëve i kanë mbetur vetëm disa javë kohë. Për mua kanë mbetur vetëm disa muaj, pra nuk është urgjente. Shpresa ime e vetme është se mëlçinë e kujtdo personi të marrë, di që kujtimin e tij do ta bëj krenar”, ishin fjalët e ish-mesfushorit anglez

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit