Home Aktualitet 7 vite në kam...

7 vite në kampin e ferrit dhe martesa me dy burra atje, Rasha tregon sesi rekrutoheshin shqiptarët nga ISIS

275
0

Në Siri vijon që të jetë kampi i cilësuar si ferr, pasi aty as kushtet më minimale të jetësesës nuk plotësohen. E aty ka ende shqiptarë. Floresha Rasha është një prej grave që u riatdhesua nga kampi Al-Hol në Siri, dhe ka pranuar të bashkëpunojë me SPAK. Ajo ka rrëfyer mënyrën sesi i rekrutuan shtetasit shqiptar për t’u bashkuar ISIS.

Bashkëshorti i saj Diamant Rasha u vra duke e lënë të vetme gruan me djalin Amarin dhe vajzën adoleshente. Më pas ajo u martua me Lavdërim Muhaxherin, i njohur si “Kasapi i Kaçanikut”. Përgjatë tri viteve martese me Muhaxherrin, Floresha solli në jetë dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë. Fati deshi që djali të mos jetonte, sepse lindi me probleme dhe ndërroi jetë shpejt.

Pas vrasjes së Lavdërimit, Floresha u martua sërish. Këtë herë me një luftëtar sirian. Solli në jetë një tjetër vajzë. Nuk mbaron me kaq. Jeta i rezervoi një dramë të rëndë gruas. Në rrethimin e Bagusit, asaj i vritet burri i tretë dhe vajza e madhe, të cilën e kishte me Diamant Rashën ndërsa Floresha mbeti e plagosur rëndë. Vajzën e sapolindur ia rritën “motrat”. Më 27 tetor të 2020-ës Floresha dhe 3 fëmijët e saj prekën tokën shqiptare.

“6 muaj pasi Diamanti shkoi në Siri, mu lut të shkoja dhe unë me fëmijët atje. Më bindi Genc Balla, imami i vetëshpallur i xhamisë së Unazës së Re. Udhëtova nga Prishtina bashkë me dy fëmijët, vazjën dhe djalin e mitur. 6 muaj pasi shkova atje, u vra burri im i parë me të cilin kisha një vajzë dhe një djalë. Më pas vendosa të martohem prapë, me Lavdrim Muhaxherin. Pas 3 viteve martesë solla 2 fëmijë, njëra prej vajzave ndërroi jetë. Muhaxheri u vra nga një sulm ajror. U detyrova të martohem me një luftëtar në Siri me origjinë nga Irani. Bëra një fëmijë. Shumë shqiptarë erdhën në kamp. Shkonim pranë kampit të ISIS dhe merrnim atje 50 dollarë për frymë dhe me ato para mbijetonim. Kur ndodhi edhe beteja e fundit kur do të transferoheshim në kampin Al-Hol, mu vra dhe vajza që kishte me Diamant Rashën”, mësohet të jetë shprehur Floresha Rasha.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit