Home ShowBiz Sot nis Eurov...

Sot nis Eurovisioni, Shqipëria performon në gjysmëfinalen e dytë më 9 Maj. 3 shtetet që janë pretedentë kryesorë

301
0

Sonte në mbrëmje nis zyrtarisht ”Eurovision Song Contest”, i cili po mbahet në Malmo të Suedisë pas fitores së Loreen në edicionin e vitit të kaluar. Shqipëria përfaqësohet nga Besa Kokëdhima me këngën “Titan”. Pamjet nga performanca e saj tregojnë se paraqitja e përfaqësueses tonë do të jetë vërtet elektrizuese.

Shqipëria do të performojë në gjysmëfinalen e dytë që mbahet të enjten më 9 maj, si dhe Besa Kokëdhima do të këndojë e dyta. Siç raportohet, 26 vende do të garojnë në finalen e madhe të Eurovisionit që mbahet të shtunën më 11 maj. Franca, Gjermania, Italia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar do të jenë automatikisht në finale, e gjithashtu Suedia që është nikoqire këtë vit.

”Sky News” ka renditur top tre vendet që mund ta fitojnë Eurovisionin këtë vit. Sipas mediumit britanik, vendi i parë potencial që mund të fitojë Eurovisonin këtë vit është Kroacia me përfaqësuesin e tyre Baby Lasagne, me këngën “Rim Tim Tagi Dim”, njëherë një këngë tejet e popullarizuar.

Një tjetër vend që mund të fitojë festivalin këtë vit është edhe Zvicra me përfaqësuesin e tyre Nemo që do të këndojë këngën “The Code”. Një këngë që po ashtu po rritet në popullaritet është kënga e përfaqësuese së Ukrainës Teresa & Maria që këndohet nga Alonya Alonya dhe Jerry Heil dhe mund ta rrëmbejnë çmimin e parë këtë vit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit