Spanja gjatë këtij korriku po përjeton valën e dytë të gjatë të të nxehtit me temepratura deri në 46 gradë, që po vazhdojnë për ditë me radhë madje edhe më gjatë se një javë.
Vala e të nxehtit që ka prekur Spanjën për disa ditë radhazi ka vrarë të paktën 360 njerëz, sipas La Vanguardia. Vetëm të premten, 123 vdekje i janë atribuuar temperaturave të larta.
Një zonë prej 30.000 hektarësh u cënua prej zjarreve në parkun natyror të Sierra de la Culebra. Kjo zonë është jo vetëm bastioni i fundit i ujkut në Europën Perëndimore, por edhe një zonë e rëndësishme për bujqësinë dhe turizmin.
Këto ndryshime dallohen qartazi në verë. Vera ndërkohë është pesë deri në gjashtë javë më e gjatë se në vitet 1980. Në dhjetë vitet e fundit është dyfishuar edhe numri dhe kohëzgjatja e valëve të të nxehtit. Ndryshimet shkaktojnë jo vetëm thatësira ekstreme, por ato janë të rrezikshme edhe për shëndetin e njeriut. Në Spanjë çdo verë vdesin të paktën 1300 vetë nga të nxehtit ekstrem.