Nuk ndalojnë lëkundjet sizmike në vend. Sonte në ora 19.23 tërmeti ishte me një intensitet prej 3.7 ballë në shkallën Rihter, ndërsa epiqendra ndodhet 9 kilometra nga Bulqiza dhe 20 kilometra larg Tiranës. Dhjetëra lëkundje sizmike janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, pas tërmetit 4.7 Rihter që goditi mbrëmjen e së dielës Klosin.
Sizmologët thonë se nuk ka vend për panik.