FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Intervista e kryeministrit, Bardhi: ”Fu*k you” është thelbi i mënyrës sesi Rama e ushtron pushtetin

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për ”Financial Times”. Bardhi e ka interpretuar shprehjen ”Fuck you” të thënë nga Rama, si përmbledhje të asaj që ai e quan qëndrim përçmues ndaj qytetarëve, protestuesve dhe opozitës. Sipas tij, kjo shprehje nuk duhet parë si një reagim i rastësishëm, por si një reflektim i një sjelljeje më të gjerë politike ndaj kritikëve dhe kërkesave për llogaridhënie.

Postimi i plotë

“Fuck you”-Ndoshta asnjëherë më parë Edi Rama nuk e ka përmbledhur më qartë filozofinë e pushtetit të tij. Në vetëm dy fjalë. Dy fjalë për qytetarët që kërkojnë llogari. Dy fjalë për protestuesit që kërkojnë dorëheqjen e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dy fjalë për këdo që refuzon shtetin e parave të pista, korrupsionin dhe arrogancën e pushtetit të tij. “Fuck you” nuk është një humbje nervash e momentit. Nuk është as lapsus. Është thelbi i mënyrës se si Edi Rama e ushtron pushtetin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përçmim për qytetarët. Përçmim për kundërshtarin. Përçmim për llogaridhënien. Prandaj këto dy fjalë vlejnë më shumë se një mijë fjalime. Sepse vetëm një Kumbar e sheh pushtetin si pronë private dhe qytetarët si pengesë.

“Fuck you”-Ndonjëherë mjaftojnë dy fjalë për të shpjeguar pse epoka e Edi Ramës duhet të marrë fund.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?