FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Apeli i nënës së 17-vjeçares së dhunuar: Druhem për sigurinë e fëmijëve

“Po më shkatërrohet jeta e vajzës”, thotë nëna e 17-vjeçares që u dhunua nga tre adoleshente më datë 8 qershor, por ngjarja u bë publike ditën e djeshme për mediat.

Nëna e 17-vjeçares, e kontaktuar nga Top Channel, me lot në sy shprehet se është thellësisht e shqetësuar për gjendjen psikologjike të vajzës së saj dhe kërkon ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse. Ajo thotë se jeton me frikë edhe për sigurinë e fëmijëve të tjerë të mitur të familjes.

Çështja është në shqyrtim nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, e cila po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ngjarja ka ndodhur më datë 8 qershor, ndërsa mësohet se tre vajzat të moshave 15 dhe 19 vjeç, janë proceduar në gjendje të lirë. Ngjarja është referuar në Prokuroi më datë 9 qershor, pra një ditë pas dhunës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pamjet e publikuara në rrjetet, të filmuara nga njëra prej tyre, tregojnë të miturën duke u goditur me shuplaka dhe grushte, ndërsa vajza që filmon dëgjohet edhe duke i nxitur të vazhdojnë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?