U kthyen nga Gjermania për pushime, detaje nga zjarri në banesën e vjetër që shkaktoi 3 viktima

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Domen të Shkodrës, ku 24-vjeçarja Bleona Çobaj/Çelaj dhe dy fëmijët e saj të mitur, përkatësisht 18 muajsh dhe 3 vjeç, kanë humbur jetën pas një shpërthimi të dyshuar të një bombole të vogël gazi.

Ngjarja tragjike ndodhi në lagjen Plisht të fshatit Domen, në njësinë administrative Postribë, pranë një banese të vjetër në pronësi të familjes, e cila kishte qenë e pabanuar prej rreth dy dekadash. Familja ishte kthyer nga Gjermania më 15 korrik për të kaluar pushimet në Shqipëri. Ata ishin vendosur në banesën e tyre në Golem të Shkodrës dhe dy ditë para ngjarjes kishin nisur pastrimin e shtëpisë së vjetër në Domen.

Bashkëshorti i viktimës, 35-vjeçari Besmir Çelaj, së bashku me babain e 24-vjeçares, ishin larguar për pak kohë drejt qendrës së fshatit për të blerë disa sende në market, ndërsa Bleona kishte mbetur në shtëpi me dy fëmijët. Hetimet paraprake dyshojnë se shpërthimi ka ndodhur gjatë përdorimit të një bombole gazi 5-litërshe. Sipas dyshimeve të grupit hetimor, ndezja e saj mund të ketë shkaktuar shpërthimin e menjëhershëm, ndërsa presioni i fuqishëm ka sjellë edhe shembjen e një pjese të çatisë së banesës, duke i zënë nën rrënoja viktimat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zjarri u pikas nga një banor i zonës, i cili njoftoi menjëherë shërbimet e emergjencës. Pas telefonatës, në vendngjarje mbërritën zjarrfikësit dhe forcat e policisë. Ndërhyrja u vështirësua nga terreni i thepisur dhe mungesa e një rruge të aksesueshme për automjetet. Dy automjete zjarrfikëse mundën të shkonin vetëm deri në një pikë të caktuar, ndërsa efektivët u detyruan të vazhdonin në këmbë për rreth 30-40 minuta deri në banesë. Kur mbërritën në vendngjarje, zjarrfikësit gjetën pasojat tragjike të zjarrit, ku njëra pas tjetrës u nxorën trupat e pajetë të nënës dhe dy fëmijëve të saj. Pamja në vendngjarje është përshkruar nga burimet si tejet e rëndë dhe tronditëse.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lexoni edhe:

3 viktima nga zjarri në Postribë, Berisha: Tragjedi e dhimbshme njerëzore, shërbimi zjarrfikës mbërriti me vonesë

Tragjedia në Domë të Shkodrës, Presidenti Begaj: Thellësisht i pikëlluar, u prehshin në paqe

Zbardhen detaje të reja nga tragjedia në Postribë, nëna me fëmijët sapo ishin kthyer nga Gjermania

Shuhet një familje nga flakët, humb jetën nëna 24-vjeçare me dy fëmijët e mitur

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?