Zyrtare/ Arsenali transferon Bruno Guimares për 87 milionë euro

Arsenali ka siguruar një përforcim të rëndësishëm në mesfushë, duke zyrtarizuar transferimin e Bruno Guimaraes nga Newcastle.

Për të sjellë në Londër mesfushorin brazilian, “Topçinjtë” kanë paguar një shifër që shkon rreth 87 milionë euro. Guimaraes pritet të jetë një prej afrimeve kryesore të Arsenalit në këtë merkato.

Pas zyrtarizimit të transferimit, braziliani shprehu entuziazmin për sfidën e re dhe ambiciet që ka me klubin londinez.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Jam shumë i emocionuar. Jam në një moment të karrierës sime ku kam nevojë për një sfidë të tillë. Dua të fitoj trofe, dua të shkruaj historinë dhe mendoj se jam në vendin e duhur për ta bërë këtë. Mezi pres të filloj”, deklaroi Guimaraes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për Newcastle, largimi i mesfushorit brazilian përbën një tjetër humbje të rëndësishme në këtë merkato. Guimaraes bëhet shitja e tretë e profilit të lartë nga klubi anglez këtë verë, pas largimeve të Anthony Gordon dhe Sandro Tonalit.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?