Mbrojtësi masakron me grushte sulmuesin në SHBA gjatë një ndeshje të shkollave të mesme (VIDEO)

Një ndeshje futbolli mes dy shkollave të mesme në SHBA u shndërrua në një skenë dhune, pasi një përplasje në fushë përfundoi me goditje dhe grushta ndaj njërit prej lojtarëve.

Ngjarja ndodhi gjatë përballjes mes Brookings High School Bobcats dhe Rapid City Central Cobblers, në Dakota e Jugut. Pamjet e incidentit janë bërë virale në rrjetet sociale dhe kanë shkaktuar reagime të shumta.

Në momentin e përplasjes, Bobcats kryesonin 2-0, ndërsa kishin mbetur më pak se katër minuta nga përfundimi i pjesës së parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithçka nisi pas një topi të luajtur në krahun e majtë. Një sulmues i Brookings dhe një mbrojtës i Rapid City Central u përplasën fizikisht në duelin për topin. Sulmuesi fitoi dyluftimin dhe tentoi të largohej me topin, ndërsa mbrojtësi humbi ekuilibrin pas kontaktit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por situata mori një kthesë të papritur. Mbrojtësi i Cobblers u ngrit dhe iu vërsul kundërshtarit, duke e shtyrë fort dhe duke e rrëzuar në tokë.

Më pas, ai e ndoqi lojtarin teksa ishte ende i shtrirë dhe, sipas pamjeve, e goditi me këmbë, përpara se të përkulej mbi të dhe ta godiste disa herë me grushte në pjesën e pasme të kokës. Lojtari i rrëzuar u përpoq të mbronte kokën me duar.

Në fushë ndërhynë menjëherë trajnerët, zyrtarët dhe lojtarë të tjerë për të ndalur përleshjen. Edhe portieri i Cobblers iu afrua shokut të skuadrës për ta qetësuar.

Breakdown: High School Player's Fury of Punches Leads to Brawl in South Dakota

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?