Home Kuriozitete A dini që mër...

A dini që mërzia është e mirë për zhvillimin e fëmijës?

57
0

Nëse jeni prind, me siguri shumë herë keni dëgjuar nga fëmija juaj fjalinë: “Jam i mërzitur!” Çfarë keni bërë atëherë?

Keni filluar të lozni me të? Keni zgjidhur problemin në atë mënyrë që keni shikuar bashkë film vizatimor apo ia keni dhënë fëmijës celularin për të luajtur lojëra?

Këto janë gabime të cilat i bën një numër i madh prindërish me qëllimin më të mire.
Fëmijëve mërzia u nevojitet. Nga mërzia krijojnë, imagjinojnë dhe krijojnë lojëra çfarë të rriturit nuk do të mund t’i imagjinonin. Nëse janë prindërit ata të cilët çdo herë zgjidhin “problemin” e mërzisë, atëherë fëmijës ia pamundësojnë që të zhvillojë kreativitetin e tij.

Kjo do të thotë që prindërit nuk duhet fare të luajnë me fëmijët. Do të vëreni që ekzistojnë momente kur fëmija zakonisht ka nevojë për vëmendjen Tuaj. Ftesa për lojë do të thotë që fëmija nuk ndihet mirë dhe dëshiron të jetë në afërsi të nënës dhe babait, sepse nëpërmjet lojës komunikon me ta. Atëherë ju duhet ta vlerësoni, në harmoni me afinitetet e fëmijës, në cilin drejtim do të zhvillohet loja.

Do të ndodhë edhe që fëmija të refuzojë të gjitha propozimet të cilat prindi ia ofron dhe kjo është edhe një dëshmi që ai ka nevojë për ju, jo për animimet tuaja.

Mërzia është gjendje e pakëndshme dhe fëmijët gjithmonë kanë nevojë primare që prindërit t’u ndihmojnë. Mirëpo, duke ndryshuar kohët, ndryshojnë edhe mënyrat në të cilat problemi i mërzisë zgjidhet. Më herët, fëmijët kanë dalë jashtë shtëpisë dhe kanë filluar lojën me fëmijë të tjerë.

Tani, me zhvillimin e teknologjisë, atyre u transferohet mënyra e shpejtë e jetesës dhe kështu ata privohen nga krijimi dhe zhvillimi i disa aftësive dhe vetëbesimit që lind pikërisht kur kuptojnë se janë të aftë të bëjnë një numër të madh gjërat vetë dhe për të zgjidhur problemin e mërzisë dhe pa ndihmën e prindërve. Për këtë arsye, të luash lojëra dhe të shikosh televizor duhet të mbahen në minimum.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit