Home Aktualitet A do të arrih...

A do të arrihet marrëveshja për armëpushim? Delegacionet ruse dhe ukrainase nisin bisedimet në zyrën e Erdogan

37
0

Delegacionet e Ukrainës dhe Rusisë takohen sot në Turqi dhe bisedimet do të zhvillohen pikërisht në zyrën e presidentit turk Rexhep Taip Erdogan. Ky do të jetë takimi i parë sy më sy i dy delegacioneve pas dy javësh, teksa Kievi kërkon një armëpushim pa hequr dorë nga territori apo sovraniteti i tij.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, ka thënë për bisedimet në Stamboll: “Ne nuk po këmbejmë njerëz, tokë apo sovranitet”.

Minimalisht ne do të flasim për çështjet humanitare dhe maksimalisht për të arritur një marrëveshje armëpushimi”, tha ai gjatë një adresimi televiziv.

Por, këshilltari i Ministrisë së Brendshme ukrainase, Vadym Denysenko, tha se ai ka dyshime se mund të arrihen rezultate konkrete.

Autoritetet turke shprehen se megjithëse sot është një raund i ri bisedimesh pas dy javëve pushim, shpresat për ndonjë përparim të mundshëm janë shumë të ulëta.

Gjatë fjalimit të tij presidenti Erdogan, tha se është në duart e dy palëve që kjo tragjedi e madhe të ndalojë.

Turqia është anëtare e NATO-s, por ruan lidhje të forta me Rusinë. Erdogan i ka rezistuar bashkimit me sanksionet e Perëndimit kundër Moskës, një nga vendet e pakta që ende e ka bërë këtë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit