Home Aktualitet Adriana Kalaj...

Adriana Kalaja: 14 kompani janë në pronësi të kunatit të Lulzim Bashës

393
0

Juristja dhe aktivistja Adriana Kalaja, ka treguar se nga burojnë milionat e kunatit të Lulzim Bashës. E ftuar në ”Syri.net”, Kalaja theksoi se kunati dhe vjerri i Bashës kanë në pronësi 14 komapni SHPK dhe se në vitin 2017 është ndaluar me urdhër nga lartë kontrolli financiar mbi këto shoqëri në pronësi të Erion Isufit dhe Xhaferr Isufi.

Pjesë nga deklarata

Për të qënë të saktë, këto 9 kompani SHPK, pjesa dërrmuese janë 100% të kapitalit në pronësi të kunatit të deputetit Basha, si dhe 5 kompani të tjera janë në pronësi të vjerrit të deputetit Basha. Në total, 14 kompani të cilat kanë filluar aktivitetin përafërsisht në momentin që deputeti Basha ka qënë kryetar bashkie. Nuk është një biznes që ka lindur nga familjarë të bashkëshortes në një kohë që vetë deputeti nuk ka pasur asnjë mënyrë për të krijuar një pasuri të caktuar apo pa pasur asnjë llojë mënyrë për të ndikuar.

Po të shohim, të gjitha datat e krijimit të këtyre shoqërive, asnjë nuk daton para se Basha të ishte ministër apo kryetar bashkie. Shoqëria e parë daton në vitin 2009 dhe të gjithë shoqëritë e tjera, më kryesoret datojnë në kohën kur Basha ishte në krye të Bashkisë Tiranë.

Po të shohim shoqërinë e parë që kam specifikuar në status ka datën krijimi në 2012, shoqëria e dytë në vitin 2014 dhe shoqëria e tretë ka datën në 2009 por shikohet që nuk ka aktivitet shumë të madh.

Këto informacione mua mi kanë sjellë njerëz që punojnë brenda organit tatimor dhe më ka bërë përshtypje se jo vetëm që nuk ka asnjë lloj kontrolli ndaj këtyre shoqërive por edhe kur është një rast i caktuar që u ngrit grupi i auditit për këto shoqëri, erdhi urdhri nga lartë që të ndalohej. Kjo ka ndodhur në vitin 2017.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit