Home KRYESORE Adriatik Lapa...

Adriatik Lapaj: E hënë ora 17.00 do jem në protestë para kryeministrisë kundër ngritjes së çmimeve!

286
0

Postimi i Adriatik Lapajt:

Nesër në orën 17.00 do të jem përballë Kryeministrisë.

Nisi me 3 kërkesa. Qeveria u tërhoq nga rritja e çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë dhe biznesin e vogël. Një arritje e qytetarëve, por jo e plotë.

Duhen masa dhe për energjinë për biznesin e mesëm dhe të madh pasi produktet e tyre do të reflektojnë rritje çmimi.

Duhet zgjidhje për çmimin e ushqimeve të shportës dhe kraburanteve dhe konkretisht me ndërhyrje në TVSH dhe taks qakullimi qoftë dhe përkohësisht sa të stabilizohen çmimet në bursë.

Italia, Greqia, Gjermania dhe mbarë vendet afër nesh TVSH-në e ushqimeve të shportës e kanë nga 4 deri në 13%, ne e kemi 20%.

Unë e di që këtu e liga i vë bisht dhe bishtit. Jam i gatshëm edhe për baltëhedhjen. Papritur shumë do më nxijnë. Kjo është kosto e të përballurit.

Gjithësesi unë jam dhe do jem sa të kem frymë i PASHANTAZHUESHËM. Bujrum në betejë!

Nesër në 17.00 para Kryeministrisë qoftë dhe TEK PULLË. Ndoshta aty do jemi mijëra TEK PULLË.

Shënim: Më poshtë tabela ilustruese e rritjes së çmimeve këto 2 javë për produktet e shportës dhe karburantet.

 

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit