Home Kronike Agresori i Be...

Agresori i Berishës ka mbi 14 video në Youtube

3000
0

Gert Shehu, personazhi më i komentuar në vend, është ai i cili sulmoi me grusht në fytyrë Sali Berishën, gjatë protestës të së martës në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”.

Ai ka një kanal në platformën Youtube. Kanali me emrin eva7196, ku Shehu postonte video recitime kundër sistemit, fenomeneve të ndryshme në vend, si edhe rima pa kuptim. Këto video të të riut ripostoheshin në Tik-Tok nga të njohur të tij.

Ndaj tij rëndojnë dy akuza. Plagosje e lehtë me dashje dhe plagosje për shkak të detyrës. Mëngjesin e sotëm u bë edhe marrja e deklarimeve të personave prezentë në ngjarje. Grupi i hetimit ka marrë pamjet nga kamerat e mediave të pranishme, ndërsa pjesë e hetimit janë bërë gjithashtu lëvizjet e mëparshme të 31-vjeçarit dhe personat që ka kontaktuar më herët agresori.

31-vjeçari nuk ka pranuar të thotë asnjë fjalë për sulmin e kryer. Ai shihet me pranga në duar dhe i ënjtur, teksa firmos. Në ditët në vijim, pritet që Gert Shehu të paraqitet para gjykatës për masën e sigurisë derisa të zbardhet plotësisht incidenti.

Por sipas ish-drejtuesit të policisë, Breçani, ai ka thënë në zyrat e PD pas goditjes së Berishës se “kjo ishte punë për tu bërë”, duke mos sqaruar se kush e ka porositur.

Mbetet që prokuroria të sqarojë motivet e tij apo kush fshihet pas kësaj ngjarje e cila ka ngritur shumë tensionin politik.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit