Home Aktualitet Agron Çela ka...

Agron Çela kalon te PS-ja, Meta: S’humbëm asgjë, një deputet që nuk foli kurrë kundër qeverisë

406
0

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar largimin e deputetit Agron Çela nga partia e tij, tek Partia Socialiste. Për të largimi i Çelës nuk do ta ndryshojë fatin e Shkodrës në zgjedhjet vendore të 14 majit, por e cilëson të pamoralshëm mënyrën që iku Çela, që sipas tij as nuk i ka njoftuar. Meta tha se Çela nuk ka mbajtur që prej 25 prillit asnjë qëndrim kundër qeverisë në Kuvend dhe nuk ka votuar kundër saj.

”Gjithë kjo makineri propagandistike për një deputet që s’ka fol kurrë në parlament kundër qeverisë. Në një parti që ka katër deputetë, ishte e drejta e tij të mos fliste, kurrë s’ka votuar kundër qeverisë. Në një parti që një deputet ka vlerën e 3-4 mandateve.

Kurrë nuk ka votuar kundër qeverisë. Ka qenë gjithmonë tek Edi Rama. Ca ka humbur opozita këtu?Mendoj se PL dhe ish-LSI është mësuar me fenomene të tilla. Në Fier na ikën deputeti dhe i dyti pas deputetit. Mori dyfishin në Fier LSI pastaj. Është hapur rruga   për dy mandate në Shkodër. Ai ashtu e ka gjykuar, shumë mirë s’ka asnjë shqetësim”,-tha Meta.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit