Home Aktualitet Ahmetaj shkar...

Ahmetaj shkarkohet, Rama: Të rinjtë do përfshihen si kandidatë për zgjedhjet lokale

670
0

Pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste, kryesocialisti Edi Rama në një komunikim me gazetarët tha se për zgjedhjet lokale, të rinjtë do të përfshihen si kandidatë. Në lidhje me ndryshimet e dejtuesve politikë në disa qarqe të vendit, Rama tha se janë bërë në funksion të skuadrës, siç ai e quajti PS.

“Ndryshime të natyrës organizative që nuk kanë ndonjë peshë, nuk janë ndryshime qeverie, të gjithë kanë detyrat dhe ndryshimi i pozicioneve në kushtet kur jemi drejt një fushate zgjedhore, s’ka asgjë të re”.

Sikurse e raportuam edhe më herët, Arben Ahmetaj është shkarkuar si drejtues politik i PS-së në qarkun e Vlorës. Mësohet se Blendi Klosi është deleguar në Vlorë. Pandeli Majko ka një post të ri, pasi do të jetë drejtuesi politik për qarkun e Kukësit, duke i marrë ”vendin” Safet Gjicit. Në Shkodër është emëruar ministrja Elisa Spiropali, post që është mbajtur deri më sot nga ministrja Edona Bilali.

Mbyllja e kolegjit ”Mehmet Akif”, Rama: Mua nuk më bën presion askush. Nuk ka lidhje me Erdoganin
Shkarkohet Ahmetaj, Rama vendos Klosin në Vlorë. Kurse në Kukës shkon Majko
Ndërtimet pa leje, Rama: S’ka biznesmen të thotë që një qindarkë e punës së tij është në xhepin tim

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit