Home Aktualitet Aksident horr...

Aksident horror në Fier, 61-vjeçarin e zë zetori sipër dhe vdes

116
0

Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte në fshatin Zhame të Fierit. Shtetasi, Sherbet Meta 61 vjeç humbi jetën pasi ra në kanal me zetorin e tij. Metën e ka zënë zetori poshtë dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Mjeti tip zetor nuk kishte ndriçim dhe si pasojë është shkaktuar rënia në kanal e cila ka rezultuar fatale. Në vendngjarje policia e Lushnjes po punon për zbardhjen e rrethanave.

Është dashur ndërhyrja me një mjet të tonazhit të rëndë për të lëvizur zetorin dhe për të nxjerrë trupin e 61-vjeçarit Meta.

Njoftimi i Plotë:

Lushnjë/Informacion paraprak

Sot rreth orës 18:50, në fshatin Zhamë Sektor, Lushnjë, shtetasi Sh. M., 61 vjeç, duke drejtuar një mjet bujqësor, traktor, ka dalë nga rruga dhe ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj dalje nga rruga.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit