Home Aktualitet Aksion për lo...

Aksion për lojërat e fatit në Vlorë, në pranga 3 persona

67
0

Mëngjesin e kësaj të diele, nga një aksion i Policisë së Vlorës, kanë rënë në pranga 3 persona. Operacioni i policisë së Vlorës së bashku me forcat Shqiponja,ka qenë për lojërat e fatit. Olsi Llanaj, Nertil Llanaj dhe Eduart Veizaj janë arrestuar. Ndërkohë që Xhimi Llanaj është shpallur në kërkim.

Njoftimi i plotë

Operacioni, nga Komisariati i Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”. U kapën në flagrancë duke vënë baste sportive nëpërmjet aparateve celulare, vihen në pranga 2 shtetas. Në pranga edhe mbikëqyrësi i kompjuterave që shërbenin për lojëra fati. Shpallet në kërkim pronari i lokalit të vendosur në dispozicion për këtë veprimtari të kundërligjshme. Sekuestrohen 4 kompjutera dhe 2 aparate celulare që shërbenin për lojëra fati. Shërbimet e Policisë, mbështetur me inteligjencë informative se në një lokal në lagjen “Osman Haxhiu”, organizoheshin lojëra të fatit, finalizuan operacionin policor të koduar “Jackpot”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit: – O. Ll., 18 vjeç, N. Ll., 38 vjeç dhe E. V., 51 vjeç, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit: – Xh. Ll., 39 vjeç, për veprat penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra fati të palejuara”, “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Vijon puna për kapjen e tij.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit Xh. Ll., u gjetën dhe u sekuestruan 4 kompjutera që përdoreshin për lojëra fati dhe që mbikëqyreshin nga shtetasi i arrestuar O. Ll. Gjithashtu po në ambientet e këtij lokali, shtetasit N. Ll., dhe E. V. u konstatuan duke vënë baste sportive, nëpërmjet aparateve të tyre celulare, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit