FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Hiqet Non-Grata e Berishës, DASH: U bënë disa përjashtime, i shërbejnë interesit të Amerikës

Departamenti Amerikan i Shtetit ka sqaruar deklaratën e Sali Berishës, kur tha se i është hequr ”non-grata”. DASH thekson se janë përjashtime për disa nga përcaktimet e nenit 7031, ku është bazuar non-grata e pesë viteve më parë.

”Departamenti i Shtetit ka lëshuar përjashtime (waivers) për disa përcaktime sipas nenit 7031(c), të vendosura nga administrata e mëparshme, pasi dhënia e këtyre përjashtimeve i shërben një interesi kombëtar bindës të Shteteve të Bashkuara”, deklaroi një zëdhënës i DASH për mediat shqiptare.

Sipas përcaktimeve të DASH, waiver do të thotë përjashtim nga zbatimi i një mase ose kufizimi, i dhënë nga autoriteti që e ka vendosur atë. Në rastin e Departamentit të Shtetit të SHBA-së, një waiver nuk do të thotë domosdoshmërisht se vendimi fillestar është anuluar. Ai do të thotë se për arsye të caktuara (shpesh të lidhura me interesin kombëtar të SHBA-së), personi ose subjekti përfiton një përjashtim nga pasojat e atij vendimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për përcaktimet sipas nenit 7031(c), të cilat zakonisht lidhen me akuza për korrupsion të rëndësishëm ose shkelje të rënda të të drejtave të njeriut dhe sjellin ndalim hyrjeje në SHBA për personin dhe familjen e tij, një ëaiver mund të nënkuptojë që: kufizimi i udhëtimit nuk zbatohet në një rast të caktuar; personi lejohet të hyjë në SHBA për arsye specifike; ose disa pasoja të përcaktimit pezullohen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në seancën e sotme plenare në Kuvend, kreu i PD-së, Sali Berisha u prit me duartrokitje nga grupi opozitar. ”U ktheva! Nuk kam qenë kurrë non-grata në SHBA, ka pasur vetëm një ndalim hyrje. Kam pasur komunikim zyrtar”, tha Berisha për gazetarët jashtë Kuvendit.

Lexoni edhe:

VIDEO/ ”Unë erdha, u krye”! Berisha me pritje entuziaste nga deputetët në Kuvend: Nuk kam qenë kurrë non grata

Heqja e non-gratës së Berishës, reagon Meta: Komplot që synonte helmimin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA

Berisha njoftoi heqjen e non-gratës, zbardhen sms-të në grupin e PD

Berisha non-grata, në shtyllën e turpit ka gozhdë për të gjithë!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 12424 (68.5%)
Jo 4477 (24.7%)
Nuk e di 1237 (6.8%)

Vota totale: 18138