Ju dëmtua shtëpia nga tërmeti, Balla i shkon për vizitë në shtëpinë e re familjes Metushi në Cërrik

Drejtuesi i Partisë Socialiste Për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë, Andis Salla i ka dorëzuar çelsat e shtëpisë së re familjes Metushi në fshatin Linas në Cërrik, e cila u dëmtua nga tërmeti i nëntorit të 2019.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook numri dy i PS, Balla deklaron se procesi i rindërtimit në Bashkinë Cërrik po shkon drejt fundit.

“Deri në fund të pranverës të gjithë familjet e prekura do të gëzojnë shtëpitë e reja”, tha Balla.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Swiss Digital Mobile Reklama

#PunëJoGjumë

Cërrik – Një shtëpi e re për familjen e Xhaferr Metushit. në fshatin Linas, e cila nuk ishte për asnjë moment vetëm 🤝 👨‍👩‍👧‍👦në përballjen me pasojat e një fatkeqësie natyrore si tërmeti i Nëntorit 2019.

Procesi i rindërtimit në Bashkinë Cërrik po shkon drejt fundit. Deri në fund të pranverës të gjithë familjet e prekura do të gëzojnë shtëpitë e reja.

#PunëjoGjumë

Linas, Cërrik – Në shtëpinë e re të Xheferr Metushit🤗

Posted by Taulant Balla on Thursday, February 4, 2021

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?