FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

VIDEO/ ”Më lër të flas”, sherr mes Berishës dhe ish-kandidates në mbledhjen e Këshillit Kombëtar

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së është shoqëruar me debate, pasi ish-kandidatja për deputete, Ilirjana Kuçana, është përplasur me kryetarin Sali Berisha. Kuçana kërkoi të merrte fjalën, por nuk u lejua. Më pas akuzoi Berishën se ka shkelur statutin e Partisë Demokratike.

Nga ana e tij, Berisha i kërkoi ish-kandidates të respektojë rregullat dhe statutin e partisë, duke theksuar se paraqitja e rezolutave ka procedurat e saj.

Kuçana: Të lutem, kam një kërkesë që e kam depozituar 24 orë më parë. Ne jemi anëtarë të Këshillit Kombëtar. Të lutem, zbatoje statutin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Berisha: Një minutë, më lër të flas. Paraqitja e rezolutave ka rregullat e veta. Do të kesh të drejtë të paraqitesh sa herë të duash, por vetëm sipas rregullit. Lexoje statutin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kuçana: Statutin e keni shkelur që në momentin kur keni përjashtuar 34 veta.

Berisha: Ilirjana, ke komunikuar me mua sot, të kam kthyer përgjigje dhe të kam thënë: ndiqe statutin.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?