Negociatat, Balla: Raporti i PACE vlerëson se kemi përmbushur angazhimet më 25 prill

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaron se zgjedhjet parlamentare të 25 prillit kanë marrë vlerësim pozitiv nga raporterët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës. Gjithashtu, Balla thekson se Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës mbështet mbajtjen e menjëhershme të Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare BE-Shqipëri.

“Zgjedhjet e 25 Prillit në Shqipëri marrin vlerësim tejet pozitiv nga raporterët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, e cila mbështet gjithashtu përmes deputetëve të vendeve anëtare të BE mbajtjen e menjëhershme të Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare BE-Shqipëri. Raporti i PACE vlerëson se: Votimi ishte i qetë, i sigurtë dhe korniza ligjore siguron respektin e lirive themelore dhe është një bazë e përshtatshme për zgjedhjet demokratike; Reformimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si një institucion i mirëorganizuar dhe transparent; Zbatimi i teknologjive të reja si identifikimi dhe votimi elektronik forcoi besimin e procesit zgjedhor; Ecuria e fushatës, votimit dhe numërimit treguan se këto janë zgjedhjet më të mira të mbajtura ndonjëherë pas peridhës së tranzicionit; Përfaqësimi gjinor u vlerësua në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe prioritare: 35% e Kuvendit do të jenë gra. Raporti thekson se qeveria shqiptare përmbushi angazhimet e saj në mbajtjen e zgjedhjeve: Paqësore, të barabarta, të lira dhe të ndershme, në përputhje me standardet e përparuara”, shprehet në reagimin e tij, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?