FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sezoni veror, Policia shqiptare shërbim në Firence

Dy punonjës të Policisë së Shtetit po kryejnë shërbim në Firence, përkrah kolegëve të Policisë Italiane, në kuadër të programit të bashkëpunimit ndërkombëtar për sigurinë gjatë sezonit veror.

Drejtori i Policisë së Provincës së Firences, Fausto Lamparelli priti dhe u uroi mirëseardhjen dy punonjësve të Policisë së Shtetit shqiptar, të cilët prej disa ditësh po kryejnë shërbim së bashku me patrullat e Policisë së Firences në sheshet dhe rrugët e qendrës historike të qytetit, në linjën e tramvajit, si dhe gjatë shërbimeve të rendit publik që zhvillohen në qytetin e Firences.

Ky është një tjetër shembull i bashkëpunimit të ngushtë dhe të suksesshëm ndërmjet Policisë së Shtetit dhe partnerëve italianë, duke forcuar standardet e sigurisë publike dhe duke rritur efektivitetin në parandalimin e kriminalitetit në zonat me fluks të lartë turistik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prej disa vitesh, falë marrëveshjes së përbashkët, gjatë sezonit veror zhvillohen shërbime të përbashkëta në Itali dhe Shqipëri, me efektivë policie nga të dyja shtetet, me qëllim garantimin e sigurisë publike dhe reagimin e koordinuar ndaj çdo rreziku potencial për rendin dhe sigurinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?