Home Aktualitet Akuza bombë n...

Akuza bombë nga Berisha për Bashën: Në Belgjikë del si anëtar i një organizate kriminale

858
0

Në takimin me demokratët në Devoll përmes ”Foltores”, Sali Berisha tha se Lulzim Basha duhet të japë dorëheqjen e të mos fshihet pas dosjeve. Akuza bombë që Berisha lëshoi është se për çështjen e ”Toyota Yaris” në Prokruorinë e Belgjikës kreu aktual i PD-së, Basha del si anëtar i organizatës kriminale.

”Në foltore të ndryshme kam denoncuar dhe i kam kërkuar të japë shpjegime për ”Toyota Yaris”, për dosjen në Muzinë, sikundër ju garantoj se me radhë do të dalin dosje të tjera. Hapet dosja, merret në pyetje pengkryetari, për të gjithë atë aferë dënohet një njeri. Kjo do të thotë që Edi Rama ia mbylli dosjen kryetarit. Mirëpo i kishte rrënjët në Belgjikë.

Prokuroria e Belgjikës kishte nisur hetimet. Këtë kohë gazetarët kanë zbuluar dokumente në të cilat Ministria e Drejtësisë jep dritën jeshile për ndjekjen penale të Bashës me kërkesë të autoriteteve belge, kjo ka ndodhur në vitin 2019, e vazhdon ende e sot. Fjala është e drejtësisë belge. Drejtësia belge është e pavarur.

Dua t’i kërkoj në emrin tuaj të japë dorëheqjen e të mos fshihet pas dosjes. Rama e ka kursyer, e ka mbajtur peng me dosjen në Shqipëri, por me dosjen në Belgjikë rezulton i shpallur anëtar i organizatës kriminale”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit