Home Rajoni Albin Kurti p...

Albin Kurti pret pesë ndërkombëtarë në zyrë, zhgënjehet Lajçak. Ende asgjë për dialogun Kosovë-Serbi

79
0

Këtë të premte në zyrën e kryeministrit Albin Kurti, ishte një delegacion i lartë i përfaqësuesve të shteteve më të rëndësishme Perëndimore. Kurti priti ndërmjetësin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, por buzëqeshjet u ngrinë shpejt, sapo nisi diskutimi për propozimin europian.

“Qëllimi i këtij takimi me kryeministrin Kurti ishte që të diskutohej propozimi për normalizim që ia kemi paraqitur në shtator, e më pas në dhjetor. Ne kaluam më shumë se dy orë në takimin me kryeministrin, gjë që tashmë ju tregon se takimi ishte i gjatë, nuk ishte i lehtë, por ishte shumë i sinqertë, shumë i hapur”, tha i dërguari i BE, Lajçak.

Diskutimet e gjata nuk dolën sipas pritshmërive të ndërkombëtarëve. Përfaqësuesi special i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, u shpreh i zhgënjyer pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, me të cilin bisedoi në prani të emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, të dërguarit të Francës, Emmanuel Bonne, të Gjermanisë, Jens Plotner, dhe këshilltarit të kryeministres italiane, Francesco Talo.

Lajçak ndër të tjera tha se BE-ja dhe SHBA-ja janë të angazhuara për normalizimin e marrëdhënieve Prishtinë-Beograd. Një synim tjetër i zyrtarëve ndërkombëtarë është që të bindin Kurtin dhe Vuçiç-in, kjo për një takim brenda janarit për të nisur diskutimet për propozimin europian.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit