Home Aktualitet Alibeaj vijon...

Alibeaj vijon fushatën, ndalon në Kamëz: Demokratët u manipuluan nga Berisha, u strehuan tek Meta

29
0

Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj vijon me fushatën elektorale edhe pse në garë ka 14 kandidatë. Ai sot prezantoi kandidatin e PD-së për bashkinë e Kamzës, Bilbil Bajraktari. Në fjalën e tij, Alibeaj vlerësoi figurën e kandidatit Bilbil Bajraktari dhe u bëri thirrje demokratëve te votojnë kandidatin dhe Partinë Demokratike.

“Bilbili ka qenë këtu në Kamzë, është i njohur në Kamzë, i ka shërbyer aq shumë njerëzve, sa kushdo, sa herë që i përmend emrin e Bilbil Bajraktarit, e kupton fare mirë për njeriun që vetëm ka bërë mirë, vetëm u ka shërbyer qytetarëve në kohë të mira dhe në kohë të vështira. Në jetën private, apo edhe atëherë kur ka qenë në pozicionin si anëtar i këshillit bashkiak. Ju keni bërë këtë fushatë dinjitoze, këtë fushatë me entuziazëm, me një situatë të vështirë që ashtu siç keni ecur deri më sot, të ecim deri në fund, deri në 14 maj e të votojmë Bilbil Bajraktarin dhe Partinë Demokratike, këtë binom përfaqësues të këtij komuniteti”, tha ai.

Po ashtu, Alibeaj vuri theksin tek gabimi i Partisë Demokratike për mosmarrjen pjesë në zgjedhjet e 2019, duke përjashtuar demokratët nga qeverisja vendore. Nga ana tjetër, Alibeaj foli për koalicionin e Berishës me partinë e Ilir Metës, ku sipas tij, demokratët po shkojë dhe trokasin në shtëpinë e Metës.

“Kandidatët, të cilët janë strehuar tek Ilir Metaj, nuk janë duke bërë gjë tjetër, por janë duke bërë një mëkat të madh. Duke marrë përsipër një pjesë të demokratëve dhe të shkojnë të trokasin në një shtëpi që nuk është shtëpia e demokratëve. Po të hapësh atë portë atje, i zoti i shtëpisë është Ilir Metaj. Dhe kjo nuk është shtëpia e demokratëve dhe ky është një mëkat i madh që po u bëhet demokratëve të keqkuptuar, të keqinformuar, të manipuluar. U futën në një shtëpi, ku zot shtëpie është Ilir Metaj dhe në krah të tij është Sali Berisha”, tha ai.

Kreu i komanduar i PD-së zyrtare, vuri theksin tek shpallja ”non-grata” prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës të Sali Berishës, duke izoluar Partinë Demokratike.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit