Home Sporti Allegri: Elim...

Allegri: Eliminimi nga Championsi jo dështim, fitojmë Europa League

145
0

Juventus u mposht në Portugali nga Benfica me rezultatin 4-3, teksa bardhezinjtë mbyllën aventurën në Champions League.

Trajneri Massimiliano Allegri refuzon ta quajë një dështim fushatën në Europë teksa thekson se skuadra duhet të synojë trofeun e Europa League.

Juventus ende nuk e ka siguruar ende vendin e tretë në grup pasi për momentin është me pikë të barabarta, 3. Në ndeshjen e fundit bardhezinjtë presin PSG,.

“Ky eliminim dhemb, ne jemi të zemëruar dhe të zhgënjyer, por duhet të përqendrohemi tani në Serinë A dhe të kapim hapin, sepse nuk ka qenë një fillim i mirë i sezonit dhe ne duhet të rikuperojmë energjinë fizike dhe mendore.

Dështim? Jo, dështime konsiderohen të tjera gjëra, tani skuadra ka një kampionat për të fituar. Por, edhe një Europa League për ta bërë të sajën”, u shpreh Allegri.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit