Home Sporti Allegri: Ndaj...

Allegri: Ndaj Lazios sfidë e vështirë, të sigurojmë zonën Champions

24
0

Pas disfatës me Napolin dhe barazimeve me Atalantën e Genoan, Juventusi do të ketë këtë fundjavë një duel të vështirë ndaj Lazios së Tudor. Massimiliano Allegri tenton ta mbajë të fokusuar lojtarët, pasi duhet të ndryshojë situata e rezultateve.

“Duhet të jemi të përqendruar në finalen e sezonit. Kemi hedhur shumë pikë avantazh që kishim ndaj ndjekësve në kampionat, dhe tani duhet të jemi më realistë. Kemi bërë vetëm 13 pikë në fazën e dytë dhe kemi 9 ndeshje para për të konsoliduar kualifikimin në Champions. Pastaj është dhe Kupa e Italisë për tu luajtur, mendojmë edhe për të.

Jam shumë i lumtur që klubi më konfirmoi besimin, por unë nuk kisha dyshime në lidhje me këtë. Kjo pasi po punojmë me klubin për të programuar të ardhmen, por tani duhet të jemi të përqendruar te e tashmja. Do të jetë e vështirë në sprintin final pasi kemi disa përballje të drejtpërdrejta dhe kemi humbur shumë pikë ndaj ndjekësve”.

Do të jetë një ndeshje e vështirë. Lazio ka ndryshuar trajner dhe skuadrat e Tudor janë gjithmonë agresive. Duhet të bëjmë mirë në të gjitha aspektet, është një test i mirë për ndeshjet e ardhshme. Një skuadër që ndryshon trajner ka shumë stimuj, do ta nisin fort për tu kthyer te fitorja.

Duhet të luajmë shumë mirë teknikisht. Chiesa dhe Yildiz janë mirë, janë kthyer nga kombëtaret dhe janë dy lojtarë të rëndësishëm në këtë finale sezoni. Me rikthimin e Vlahovic nga skualifikimi dhe shpresojmë dhe Milik sa më shpejt, do të kemi një repart sulmuesish që duhet të na japë golat që na duhen për të arritur objektivat”, deklaroi Allegri.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit