Home Aktualitet Kronika më e ...

Kronika më e klikuar e vitit 2023/ Altin Dumani, kreu i SPAK, te redaksia e gazetës KOHA JONE

5318
0

-Po botojmë kronikën më të klikuar në www.kohajone.com për vitin 2023-

LAJMI

Altin Dumani, kreu i SPAK, ishte te redaksia e gazetës KOHA JONE, ku mori Çmimin “Njeriu i Vitit 2023”.

Si traditë të kahershme, KOHA JONE, organizon sondazhin e vitit, ku jepen çmime nga fusha e medias dhe jetës publike.

“Njeriu i Vitit” është çmimi më i lartë që kjo media jep, ndërkohë kujtojmë se këtë çmim e kanë fituar ndër vite Vjosa Osmani, presidente e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ish-President i Kosovës, Armando Broja, futbollisti shqiptar që luan në Premier League angleze, Dritero Agolli, etj.

Sot Altin Dumani theksoi se ky çmim është i krejt trupës së SPAK, BKH, etj.

Botuesi dhe drejtori i “KOHA JONE”, Nikoll Lesi bashkë me ish-gazetarin e “KJ”, Lorenc Vangjeli, i treguan zotit Dumani historinë e gazetës me të madhe me anë të fotove që janë në redaksinë e kësaj media të rëndësishme.

Çdo gazetar që ka punuar në “KOHA JONE” ka një foto në redaksi. Mbi 85 % e gazetarëve, analistëve dhe drejtuesve të mediave kryesore në Shqipëri kanë dalë nga gazeta “KOHA JONE”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit