Home Aktualitet Ambasada amer...

Ambasada amerikane ndan foto nga takimi i Blinken me krerët e drejtësisë: Momenti që të veprojnë me guxim!

338
0

Ambasada amerikane në Tiranë, ka reaguar në lidhje me takimin që Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken zhvilloi ditën e djeshme me krerët e drejtësisë në Shqipëri.

Siç shihet nga fotot e postuara nga ambasada amerikane, Blinken shfaqet në këmbë me krerët e drejtësisë, mes të cilëve dhe kreu i SPAK, Altin Dumani.

Ambasada thekson se fokusi i takimit ka qenë reforma në drejtësi, për të cilën shprehet se ‘nuk është as e lehtë dhe as e përsosur’. Sipas ambasadës ky është momenti që institucionet e reja të drejtësisë të marrin me guxim mosndëshkimin dhe të nxisin besimin e publikut në sundimin e ligjit.

“Sekretari i Shtetit Antony Blinken përsëriti angazhimin e qëndrueshëm të Shteteve të Bashkuara për reformën në drejtësi në Shqipëri gjatë një takimi me krerët e drejtësisë dje. Megjithëse reforma nuk është e shpejtë, e përsosur, apo e lehtë, ky është momenti që institucionet e reja të drejtësisë të veprojnë me guxim ndaj pandëshkueshmërisë dhe të nxisin besimin e publikut në sundimin e ligjit. Këto sfida janë të mëdha, por Shtetet e Bashkuara qëndrojnë fort pas këtyre institucioneve dhe do të mbetemi të palëkundura në mbështetjen tonë.” – thuhet në postimin e ambasadës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit