Home Aktualitet Ambasada e Iz...

Ambasada e Izraelit vendos kurora në Monumentin e Holokaustit në Tiranë

34
0

Për të përkujtuar gjashtë milionë hebrenjtë që humbën jetën në Holokaust, Ambasada e Izraelit vendosi kurora në Monumentin e Holokaustit në Tiranë.

Të pranishëm ishin ministrja Elisa Spiropali, ambasadori gjerman Karl Bergner dhe kreun e komunitetit Hebre, Amos Dojaka. Homazhe për viktimat e Holokalustit bënë dhe përfaqësuesit e të gjithë komuniteteve fetare në Shqipëri.

Gjatë Holokaustit, fushatës sistematike për të shfarosur popullsinë hebreje evropiane, gjashtë milionë hebrenj humbën jetën nga duart e nazistëve. Përkujtimi shërben për të rivendosur dinjitetin dhe drejtësinë për viktimat dhe komunitetin si dhe për të siguruar që bota nuk do të qëndrojë indiferente.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit