Home Aktualitet Ambasadori tu...

Ambasadori turk nga Laçi: Me direktivat e Erdoganit rindërtimi ka përfunduar në kohë rekord

112
0

Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük tha se me direktivat e presidentit Rexhep Taip Erdogan, ishin që të gjitha instutucionet të angazhoheshin që t’i vinin në ndihmë Shqipërisë, fill pas goditjes nga tërmeti tragjik i 2019.

”Të dashur motra dhe vëllezër në Laç. Marrëdhëniet me Shqipërisë dhe Turiqisë janë të nivelit strategjik të cilat bazohen në lidhjet tona historike. Lutemi për ato që kanë humbur jetën në këtë tërmet dhe u shpreh ngushëllimet të afërmve dhe miqve të tyre.

Me direktivat e Erdogan të gjitha institucionet tona u mobilizuan për popullin mik shqiptar. Erdogan ishte ai që u mobilizua më shumë për t’i dhënë ndihmë shtetit shqiptar. Në tërmetin e nëntorit, Turqia ishte vendi i parë që i erdhi në ndihmë Shqipërisë, ekipet tona zbarkuan në terren për ti ardhur në ndihmë Shqipërisë që ditën e 26 nëntorit.

Në dhjetor të 2020, vetëm një vit pas tërmetit të nëntorit, në mbajtëm ceremoninë e fillimit të këtyre banesave dhe apartamenteve. Një vit më pas ka përfunduar ky projekt gjigand ku janë ndërtuar 522 apartamente që kanë kushtuar 42 milinë euro. Koha e ndërtimit ka përfunduar në një kohë rekord dhe në kushte të jashtëzakonshme të epidemisë globale. Ne si Turqi do t’ju ndihmojmë gjithmonë. I gëzofshi banesat”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit