Home Aktualitet Amnistia shko...

Amnistia shkon në Kuvend, Manja: 600 të dënuar në shtëpi për festat

490
0

Pasditen e sotme, këshilli i Ministrave ka votuar dhënien e amnistisë për të dënuarit. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja u shpreh se tashmë fjalën e kanë deputetët, të cilët në Parlament do të duhet ta votojnë me shumicë të cilësuar. Manja tha se nga kjo amnisti përfitojnë 600 persona, që përfshijnë kryesisht gratë dhe të miturit. ”Nga kjo amnisti përfitojnë 600 persona të dënuar që do kenë mundësi të kalojnë festat në shtëpitë e tyre”.

Në amnisti është parashikuar që të pushojë ndjekja penale për pjesën me të madhe të kundërvajtjeve penale që dënohen deri në 2 vite burg. Nga ana tjetër, përfitojnë nga 1 vit ulje dënimi të gjithë të dënuarit burra dhe gra, si edhe të miturit që nuk janë pjesë e amnistisë. Këtu përjashtohen të dënuarit me burgim të përjetshëm, të dënuarve për vrasje ose ato që janë subjekt i SPAK. Pas kalimit në Parlament, ku kërkon 84 vota pro, ligji “për dhënie amnistie” është parashikuar t’i fillojë efektet 15 ditë pas botimit në fletore zyrtare.

Po ashtu ministri Manja i është përgjigjur akuzave të Sali Berishës, kur thotë se është ai përgjegjës për bllokimin e betimit të Fredi Belerit si kryebashkiak i Himarës. “Sinqerisht ka kohë që nuk e marr seriozisht Berishës sepse ka humbur sensin e kohës dhe realitetin. Çështja i takon drejtësisë, edhe për betimin do t’u lutesha të njiheshin me vendimin e fundit të Gjykatës së Lartë. E keni dhe arsyetimin e saktë që ka të bëjë me qëndrimin ligjor. Pjesa tjetër se çfarë deklaron Berisha, ka kohë që është jashtë realitetit”, tha Manja.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit