Home Bota Analisti serb...

Analisti serb: Serbia dhe Vuçiç do të humbasin

19
0

Analisti Dushan Janjiç tha në një intervistë për ”Euronews Albania” se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç dhe Serbia do të humbasin. Ai tha edhe se Vuçiç përdor një propagandë manipulative, por sidoqoftë është mëse e qartë sepas çdo qasje pozitive të Vuçiç qëndron dhe një bashkëpunim me Rusinë.

”Sa i takon njohurive të mia analiste dhe akademike politikat e Vuçiç po kolapsojnë jo vetëm ndaj Kosovës, por dhe në aspekte të tjera, si në Open Balkan. Ai vazhdon të komunikojë me Kinën dhe Rusinë dhe kur ke këtë lloj politike, është ajo që quhet ‘cul de sac’ kur nuk dihet se çfarë do të bëhet në të ardhmen.

Politikat e Vuçiç nuk kanë pasur kurrë një vizion, nuk kanë pasur kurrë strategji. Përmes taktikave të tij, ai mund të shfaqet edhe si një njeri pro NATO-s nesër ose pasnesër ose dhe mund të anëtarësohet, por prapë do të bashkëpunojë me Rusinë, pra është propaganda e tij manipulative”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit