Home Sporti Analiza e “Ab...

Analiza e “Abissnet Superiore”/ Ja lojtarët që bëjnë më shumë pasime dhe janë më efikas në sulm

40
0

Jo gjithmonë mesfushorët janë lojtarët që bëjnë më shumë pasime në një skuadër futbolli. Është shumë e rëndësishme të kuptojmë se si trajnerët duan të ndërtojnë lojën dhe cilët lojtarë marrin më shumë përgjegjësi në iniciativën për të luajtur topin dhe për të krijuar aksione të rrezikshme gjatë një ndeshjeje.

Në këtë sezon të kampionatit “Abissnet Superiore”, lojtari që ka bërë më shumë pasime është Karabeci i Teutës me 57,66 pasime çdo 90 minuta, i ndjekur nga Bulatovic i Vllaznisë (56,9), teksa Najdovski dhe Aleksi të Tiranës ndjekin përkatësisht me 56,1 dhe 53, 17 pasime çdo 90 minuta.

Më të rëndësishme sigurisht janë pasimet e realizuara më pranë zonës kundërshtare dhe në këtë rast vetëm Karabeci është ndër pesë lojtarët më të mirët për pasimet që mbërrijnë pranë zonës kundërshtare, në mesin e lojtarëve që bëjnë më shumë pasime.

Lojtari që dërgon më shpesh topin pranë zonës kundërshtare është Ojediran i Egnatias me 11.32 pasime çdo 90 minuta, i ndjekur nga Karabeci me 10.91 dhe Kotobelli i Teutës me 10.51. E kompletojnë 5-shen kryesore të kësaj renditjeje Hasani i Kastriotit me 9.93 pasime pranë zonës kundërshtare për ndeshje dhe Telushi i Partizanit me 9.4.

Kotobelli i Teutës është gjithashtu lojtari që realizon më shumë pasime të gjata në një ndeshje, me një mesatare që i afrohet 10 pasimeve të gjata çdo 90 minuta. Hasani i Kastriotit është i dyti me 9.48 pasime të gjata për ndeshje, ndërsa Krasniqi i Erzenit pason 8.8 herë çdo 90 minuta. Mbyllin pesë vendet e para të kësaj renditjeje dy portierët, Haremi i Bylisit dhe Bekaj i Tiranës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit