Home Sporti Ancelottti ha...

Ancelottti harron fitoren 5-2: Do të luajmë sikur të mos kishte ndodhur, Liverpooli s’ka çfarë të humbasë!

91
0

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti në konferencën për shtyp para ndeshjes së dytë kundër Liverpool-it në Champions League ka theksuar se nuk mendon aspak për duelin e parë. Fitorja 5-2 në “Anfield” sipas tij nuk duhet të merret fare parasysh nga lojtarët.

“Në ndeshjen e parë bëmë shumë gjëra mirë dhe nuk do ta llogarisim. Do të luajmë një futboll të mbyllur, por duke imponuar dhe lojën tonë sulmuese.  Duhet të bëjmë mirë në të dyja fazat, por mbi të gjitha do të mendojmë sulmin.

Psikologjikisht, mendoj se do të jetë një ndeshje më e komplikuar për ne sesa Liverpooli. Ata e dinë se duhet të japin gjithçka që nga fillimi për të provuar për t’u rikthyer në garë për kualifikim, nuk kanë asgjë për të humbur.

Por çfarëdo që të ndodhë ne do të përpiqemi të kundërsulmojmë dhe të marrim drejtimin, në këtë kuptim përvoja dhe energjia e lojtarëve të mi do të jenë të rëndësishme. Vinicius është në rrugën e duhur për të shkruar historinë e këtij klubi në vitet e ardhshme, ashtu si Modric, Kroos, Benzema dhe Casemiro”, deklaroi Ancelotti. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit