Home Kultura Andrea: Fevzi...

Andrea: Fevziun e lexojnë intelektualët, Ben Blushin dashnorët, Berishën gratë për të fshirë…

73
0

Andrea prej 15 vitesh shet libra në rrugët e Korçës. Për të librat që korçarët lexojnë më shumë janë vëllimet e autorëve të vjetër, por dhe këta të rinjtë bëjnë pjesë në “gustot” e qytetarëve. Një nga librat më të lexuar është ai i Blendi Fevziut, biografia e Enver Hoxhës, sipas tij edhe Ben Blushin e duan, por nuk ngelen mbrapa as Petro Marko dhe i madhi Dritëro Agolli.

“Fevziun e marrin ata me syze, intelektualët, ata që vishen mirë. Petro Markon ata që janë kështu, si demode, që duan të ngushëllojnë veten. Nuk vishen mirë. Ben Blushin e lexojnë kurvarët dhe dashnorët. Po po. Mos më qesh. Kushedi i kopjojnë ndonjë fjalë nga libri për t’i mbushur mendjen dashnoreve”, i ka thënë pensionisti gazetarit Xhensil Shkëmbi, i cili më pas e ka pyetur edhe për librin “Nano dhe Berisha”, pasi qëndronte aty në rresht me librat e tjerë.

E për këtë libër Andrea me ironi i është kthyer Shkëmbit duke i thënë: E duan e atë, po gratë që ndezin zjarrin në mëngjes me libra, ose që u mungon letra higjienike. Kështu më thonë. Të fshijmë b*thën në fytyrën e tyre.

Postimi i plotë i gazetarit Xhensil Shkëmbi 

“Fevziun e lexojnë intelektualët, Ben Blushin dashnorët, Petro Markon fukarenjtë, Berishën gratë për të fshirë…”

15 vite që shet libra në rrugë. Andrea është pensionist, nuk i del ajo që merr nga shteti, 120 mijë lek të vjetra dhe ka gjetur një mënyrë sesi “t’u marrë” ndonjë lek korçarëve – duke shitur libra.

Më bën përshtypje se ngahera rri aty përballë katedrales, buzëqeshur dhe pret kësmetin e vet. Ndaj, vendosa ta intervistoj. Nuk deshi, por e binda.

Të del gjë nga kjo punë apo hiç Andrea?

-Aman e ti, sikur nuk e di, kush lexon libra këtu? Këtu të rinjtë nuk i hedhin sytë, veç pleqtë si unë. Ata që dikur kanë qenë kuadro ose me punë të mira. Që kanë lexuar.

Po çfarë lexojnë korçarët?

-Tolstoy, Anderson, Shakespeare, pëlqejnë këta autorët e vjetër.

Autorët shqiptarë nuk i lexojnë?

-I lexojnë si jo. Kadarenë e duan shumë, Fevziun me Enverin, Ben Blushin e duan shumë, Petro Markon, Dritëro Agollin.

Po kush i lexon këta? Kush i merr me tepër?

-Fevziun e marrin ata me syze, intelektualët, ata që vishen mirë. Petro Markon ata që janë kështu, si demode, që duan të ngushëllojnë veten. Nuk vishen mirë. Ben Blushin e lexojnë kurvarët dhe dashnorët. Po po. Mos më qesh. Kushedi i kopjojnë ndonjë fjalë nga libri për t’i mbushur mendjen dashnoreve.

Andrea, po këtu ke dhe librin Nano-Berisha? Këtë nuk e duan?

-E duan e atë, po gratë që ndezin zjarrin në mëngjes me libra, ose që u mungon letra higjienike. Kështu me thonë. Të fshijmë b*thën në fytyrën e tyre. I mora një libër të Teodor Kekos, i lashë një 5-çe e ika. Por me qeshej rrugës. Do ketë lexuar shumë libra teksa i shet. Ndaj fliste ashtu…

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit