Home Bota Anulohet sëri...

Anulohet sërish ceremonia e Çmimeve Nobel, edhe këtë vit online

35
0

Për shkak të pandemisë nga Covid-19, Çmimet Nobel nuk do të ndahen me ceremoni as këtë vit. Në deklaratën e bërë nga Fondacioni Nobel, u njoftua se nobelistët do të marrin medaljet e tyre në vendet e tyre.

“Të gjithë do të donin që pandemia Covid-19 të përfundonte, por nuk jemi ende në atë pikë. Nobelistët do të marrin çmimet dhe medaljet e tyre në vendet e tyre këtë vit, siç bënë vitin e kaluar”, ka thënë presidenti i Fondacionit Nobel, Lars Heikensten.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve e cila mbahet çdo vit më 10 dhjetor, u anulua për herë të parë në gati 60 vjet për shkak të pandemisë vitin e kaluar. Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet në platformë digjitale.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit