Home Sporti Boterori i Katarit Argjentina sh...

Argjentina shkon në gjysmëfinale nga pika e penalltive, do përballet me Kroacinë (VIDEO)

859
0

Argjentinë-Kroaci është gjysmëfinalja e parë e Kupës së Botës në Katar. Skuadra argjentinase mori një fitore vetëm nga ruleta e penalltive ndaj Holandës, pasi koha e rregullt u mbyll në barazim 2-2.

Kronika e ndeshjes:

Në minutën e 35-të, Lionel Messi do të shërbente një asist spektakolar për Nahuel Molina. Mbrojtësi finalizoi në mënyrë mjaft të mirë aksionin duke e dërguar në cepin e portës. Argjentina do të dyfishonte shifrat në minutën e 72-të. Dumfries bën një gabim të rëndë duke shkaktuar faull brenda zonës.  Nga pika e bardhë Messi u tregua i saktë, duke shënuar golin e 10-të në Kupën e Botës për të.

Gjithsesi trajneri hollandez van Gaal nuk e kishte thënë fjalën e fundi, pasi hodhi në fushë Weghorst, i cili do të bëhej protagonist absolut. Disa minuta nga fundi i kohës së rregullt do të realizonte një super gol me kokë, pas një krosimi të ardhur nga krahu i djathtë. Në minutën e 101-të, kur dukej se gjithçka kishte mbaruar, pas një goditje dënimi Weghorst është sërish hero për ekipin e tij duke marrë një top në zonë dhe më pas e dërgoi në fundin e rrjetës.

Ndeshja do të shkonte në kohën shtesë, atje ku Argjentina do të ishte më kërkuese veçanërisht në shtesën e dytë. Gjithsesi për të zbuluar ekipin gjysmëfinalist u deshën goditjet e penalltive. Nga pika e bardhë Argjentina do të ishte më e saktë, duke fituar në shifrat 4-3.

Pra do të kemi gjysmë finalen e parë mes Argjentinës dhe Kroacisë.

Nesër do të kemi mundësinë të shikojmë kush do të jenë dy gjysëm finalistet e dyta. Nesër në ora 16.00 luhet Portugali-Marok dhe në ora 20.00 ajo mes Francës dhe Anglisë.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit