Home Editorial Arrestime dhe...

Arrestime dhe Investime!

1494
0

Nga Spiten Prulli- 

Një slogan elektoral i vitit 2004 “Arrestime dhe Investime” duket se po realizohet pas 19 e kusur vitesh.

Ideja e sloganit të asokohe ishte se pa ndëshkuar kupolën e lartë të politikës e cila kishte shpërdoruar paratë e buxhetit të shtetit si dhe që kishte lidhje e bashkëpunim në ndarjen e pasurisë kombëtare me krimin e organizuar; pra nuk mund të kishte si pasojë edhe Investime të huaja të nivelit të lartë.

Atëkohë kur slogani “Arrestime dhe Investime” u hodh në publik kishte nënqeshje dhe habi pasi nuk mendonin se do të kishte drejtësi e cila të guxonte të kapte “peshqit e mëdhenjë”.

Por nga viti 2023 e në vazhdim, sidomos ky vit 2024, do të ketë kaq shumë “krokodila” politikë që do të futen në rrjetën e SPAK,  aqsa në pak vite do të vijnë edhe investitorë strategjikë në vendin tonë.

Askush nuk investon në një vend ku qeveritarët bëjnë korrupsion apo ku krimi i organizuar i vret apo i përndjek biznesmenët e huaj që të mos investojnë sepse i duan për vete tokat në bregdet, pikërisht bandat e krimit të organizuar, të cilët lidhen dhe fshihen pas emrave të biznesit, medias apo gjoja “pronarëve të vjetër”!

Burime jo zyrtare tregojnë se SPAK po heton edhe një grupim të tillë biznes-politikë-media.

Sivjet do të kemi edhe Oligarkë në pranga!

Rastet kur u rrahen, bile dërmuar, investitorë të huaj janë të qartë në sytë e publikut, por nuk kapeshin se pas tyre ishin politikanë të lartë.

Ndaj SPAK-u ka filluar dhe nuk ndalon më.

Slogani “Arrestime dhe Investime” po gjen zbatim, ku pjesa e parë “ARRESTIME” po ecën mirë, ndërsa më vonë do të vijnë INVESTIMET e kompanive të mëdha ndërkombëtare.

Njerëzit e thjeshtë duan drejtësi, kompanitë e mëdha të huaja kërkojnë të investojnë kur ligji të jetë mbi këdo dhe jo të paguajnë ryshfet për të gjetur vend investimi.

Viti 2024 do të sjellë surpriza të mëdha, gjithnjë te arrestimet e kemi fjalën!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit