Home Aktualitet Arrestohen 4 ...

Arrestohen 4 shoferë nën efektin e drogës (VIDEO)

282
0

Policia Rrugore e Tiranës vijon kontrollet e dedikuara, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Si rezultat i kontrolleve të dedikuara, *brenda 24 orëve* të fundit, *janë arrestuar në flagrancë katër shtetas* që drejtonin automjetet, nën efektin e lëndëve narkotike.

Shkon në 55, numri i drejtuesve të automjeteve që kanë rezultuar nën efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan.

Shërbimet e Policisë Rrugore, në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor apo drejtojnë automjetet, në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasit:

– Xh. B., 28 vjeç, F. B., 25 vjeç, G. B., 28 vjeç, dhe E. L., 38 vjeç. Këta shtetas u kapën duke drejtuar automjetet, nën efektin e lëndëve narkotike.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit