Home Aktualitet Arrestohet ba...

Arrestohet banda shqiptare në Itali, vidhte dyqanet e veshjeve

46
0

Pesë shqiptarë kanë rënë në prangat e Policisë italiane kishin kryer dhjetëra vjedhje në qendrat tregtare në të gjithë Italinë. Banda e përbërë nga dy gra dhe 3 burra, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, shkonte çdo herë nga Shqipëria në Itali, merrte makina me qira, kryente një sërë vjedhjesh dhe më pas kthehej në vendin e tyre. Policia ka sekuestruar mallin e vjedhur në vlerë rreth 8 mijë euro.

Mediat italiane raportojnë se po vijojnë hetimet për identifikimin e kanaleve të marrjes së mallit që ishte me destinacion jashtë vendit. Ata u arrestuan gjatë kryerjes së krimit në qendrën tregtare l’Adriatico 2 në Portogruaro.

Hetimet nisën në muajin shtator pas denoncimit të avokatit të rrjetit H&M për një sërë vjedhjesh me veshje në pikën e shitjes gjatë orarit të punës së qendrës tregtare në Gran Fiume (Pordenone). Prokuroria Publike e Pordenones ka nisur hetimin, duke kryer edhe analiza të përgjimeve dhe trafikut celular, e cila identifikoi bandën, e dedikuar për “transferim kriminal”.

Vetëm midis shtatorit dhe dhjetorit dhe vetëm në Friuli Venezia Giulia dhe Veneto, banda ka kryer të paktën 14 vjedhje. Sipas policisë, dy femrat hynë në dyqane dhe pasi i kishin hequr rrobat nga varëset, i fshehën mes rafteve ku i gjetën dy burra, duke i fshehur në karrocat pa u kapur nga pajisja. Kurse i treti qëndronte jashtë. Banda ka kryer disa vjedhje gjatë një dite.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit