Home Sporti Arsenali bëri...

Arsenali bëri një tjetër hap “fals” në garën për titullin kampion

151
0

Arsenali bëri një tjetër hap “fals” në garën për titullin kampion. “Topçinjtë” barazuan 2-2 ndaj West Ham, në ndeshjen e vlefshme për javën e 31 në Premier League.

Skuadra e nisi shumë mirë ndeshjen, duke shënuar dy herë me Gabriel Jesus në minutën e 7-të dhe Odegaard në minutën e 10-të.

West Ham nuk u dorëzua, ndërsa ngushtoi shifrat në minutën e 33-të me Benrahma. Saka kishte mundësinë të shënonte të tretin për Arsenalin, por gaboi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 52-të.

Kjo i motivoi kundërshtarët, që vetëm 3 minuta më vonë barazuan shifrat me Bowen dhe rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Arsenali mban vendin e parë me 74 pikë, 4 më shumë se Manchester City, që ka një ndeshje më shumë për të luajtur.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit