Home Aktualitet Artan Hoxha: ...

Artan Hoxha: Ja si ta gjeni sasinë e kokainës në arkat me banane. Furnitorët janë seriozë…

909
0

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka reaguar lidhur me kapjen e 33.5 kilogram kokainë në Portin e Durrësit. Përmes një postimi në Facebook, Hoxha thotë se sa herë që të dalin arka mangët, atëherë llogarinë duhet ta bëjmë “arka të munguara X 17 kilogram” për të nxjerrë sasinë e kokainës që është futur në vend pa u kapur nga policia. Për të në çdo rast, deri më tani është konfirmuar se sasia e kokainës që gjendet në arkat e bananeve është 17 kilogram për arkë.

Postimi i plotë

Erdhi malli i mirë, erdhi! PRODUKT OF EKUADOR!

Që të jemi korrekt, sa herë ngarkesa me kokainë është brenda në arkat me banane, pesha është standard. Pesha totale e arkës 21 kg. Pesha e “mallit” mes bananeve 17 kg. Pesha e bananeve që mbulojnë “mallin” 2 kg.

Pesha e arkës prej kartoni 2 kg. Pesha e bananeve që duhet të jetë në arkë 19 kg.

Gjatë dy viteve të fundit, në të gjitha rastet kur “malli” ka qenë brenda arkave me banane, pesha e kokainës ka qenë preçize, 17 kg për çdo arkë.

Prandaj nëse policia thotë, se në portin e Durrësit mungojnë ose janë vjedhur X arka me banane, nga konteinerët e MAESK ardhur nga Ekuadori, pesha e vërtetë e “mallit” të ardhur është:

X shumëzim për 17 kg. “Furnitoret” në Ekuador, janë serioze, nuk çedojnë në punë të tilla.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit